Përgatitjet për karnavalet e Rios
Kur duhet vetëm një javë nga fillimi i karnavaleve të Rios, punëtorët dhe vullnetarët e shkollës më të madhe të Sambas, Rio Grande, po nxitojnë që të japin dorën e fundit që të kenë gati në kohë zbukurimet dhe kostumet shumëngjyrshe.Tema me të cilën do të konkurrojë këtë vit shkolla e Sambas janë letrat e bixhozit.Skulpturat gjigante po ruhen me fanatizëm në një magazinë larg syve kureshtarë, pasi do të zbulohen për publikun vendas dhe mijëra turistët që vizitojnë Rio de Zhaneiron me rastin e karnavaleve.Të dielën e 15 shkurtit, balerinët dhe modelet pretendojnë të tërheqin vëmendjen më të madhe ndaj njerëzve që do të mblidhen ne rrugët e qytetit më të madh Brazilian për të parë karvanët festivë.Një prej punëtorëve, Ullian da Silva, thotë që të gjithë po japin maksimumin për t'I pasur gati në kohë kostumet"Po punojmë në grup në mënyrë që kostumet të jenë gati sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jenë të bukur e cilësorë".Edhe pse është një prej shkollave më të reja të sambas në Rio, e formuar në vitin 1989, Rio Grande ka qenë një prej më të suksesshmeve në vitet e fundit, pasi ka fituar garën e paradës më të bukur në pesë edicionet e fundit të karnavaleve më ekstravagante që janë pjesë e një industrie miliona dollarëshe.