Përmbytjet, Fidel Ylli: Rama vendosi shtetin në punë për menaxhimin e situatës

Kryeministri Edi Rama vendosur shtetin në punë për menaxhimin e situatës së krijuar nga përmbytjet. Për socialistin Fidel Ylli, kjo është siguria për banorët e prekur në të gjithë jugun e vendin.Fidel Ylli: “Qeveria Rama ka kthyer shtetin në punë, pasi në 20 e ca vjet në këtë qark nuk është bërë asnjë investim përsa i përket hidrovoreve, barrierave të lumenjëve, duke ditur që lumi Osum ka malin e Tomorit që me borën e madhe që bie aty në momente reshje sic ishte kjo, 200 mm në 24 orë, duke dalë edhe lumi Devoll bashkohet me Osumin bënë këtë katastrofë.”Përballë gazetares,  Ilva Tare,  në studion e lajmeve të Ora Neës, deputeti i qarkut të Beratit, pranoi se situata në Urën Vajgurore është e vështirë.Ilva Tare: Ka rrezik Berati?Fidel Ylli: “Kemi pasur ca probleme në komunën e Poshnjes dhe Perondi, ku në Perondi ishte e vetmja komunë ku ishte e vetmja komunë ku qendra e emergjencës nuk ka pasur bashkëpunim me pushtetin vendor. Situata më e vështirë ka qenë në Urën Vajgurore ku u përmbyt edhe stacioni i pompimit, ishin gati 8 mijë banorë pa ujë, por me ndërhyrjen e qendrës që menaxhon situatën atje, po vazhdon furnizimi me ujë”Përballë kësaj situate apo çdo përkeqësimi të mundshëm, Fidel Ylli,  nënvizon nevojën e solidaritetit njerëzor sikurse edhe nxjerrjen e mësimeve.