Ndërron jetë Gent Demaliaj vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2015, 16:46
Ndërron jetë Gent Demaliaj vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”.Prej vitesh këngëtari 40 vjeçar vuante nga një tumor në tru. Madje në prill të 2013 qeveria e atëhershme kishte akorduar një fond prej tre milion e gjysëm lekë të rinj për kurimin e tij.Gentian Demaliaj dhe grupi i tij “Djemtë e Detit” është krijuar në vitin 1990. Grupi nga Lezha është bërë mjaft i njohur për publikun me këngët e tij e sidomos me hitin “Mos Qaj”.