Ministri i jashtëm serb vizitë në Shkup
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2013, 09:20
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiç do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Shkup.Mrkiç do të takohet me homologun e tij maqedonas Nikolla Popovski me të cilin do të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, energjetikës dhe transportit.Dy ministrat siç është paralajmëruar do të nënshkruajnë Marrëveshjen për bashkëpunim në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.Mrkiç gjatë qëndrimit në Shkup do të takohet edhe me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov.