Gruaja më e vjetër e Skocisë zbulon sekretin e jetëgjatësisë: Shmangni burrat dhe hani trahana

Jessie Gallan festoi ditëlindjen e saj të 109-të më 2 janar. Gruaja më e vjetër e Skocisë duke treguar sekretet e saj tha se si mund të kemi një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.Në një intervistë për “MailOnline” ajo tha: “ Sekreti im për një jetë të gjatë ka qenë qëndrimi larg burrave. Ata janë më shumë probleme sesa kanë vlera”.Gjithashtu ndër këshillat e saj ishte dhe konsumimi i përditshëm i një tasi me trahana.“Unë sigurisht kam bërë shumë stërvitje, kam ngrënë një tas të ngrohtë me trahana çdo ditë në mëngjes dhe kurrë nuk kam qenë e martuar”-tha ajo.Jessi ka lindur në vitin 1906, tashmë jeton në shtëpinë e kujdesit “Crosby House” në Aberdeen, ku festoi edhe 109 vjetorin me miqtë e saj.Rebecca Streeter, një punëtore e  “Crosby House” ka thënë: "Jessie ende merr pjesë në aktivitetet e grupit, ajo shkon në të gjitha koncertet dhe të dielën në meshë. Dhe padyshim atë e ka udhëhequr një mënyrë jetese shumë e shëndetshme”. Jessie