Ndërron jetë në moshën 69-vjeçare këngëtari Demis Roussos

Këngëtari i mirënjohur Demis Roussos është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare mëngjesin e së dielës.Lajmi i cili qarkulloi nëpër rrjetet sociale dhe më pas u përgënjeshtrua, është konfirmuar më pas nga vajza e artistit e kontaktuar nga Figaro, raporton gazeta “Panorama”.Këngëtari do të mbetet si një ikonë e muzikës pasi këngët e tij janë të njohura në gjithë botën, madje edhe në Shqipëri ai është i njohur veçanërit për hitet “Mamy blue” dhe “Goodbye my love”.