Drafti për arsimin e lartë, Haxhiymeri: Mediokër, edhe PD pro rishikimit

Drafti i Arsimit të Lartë vijon të shkaktojë debat, jo vetëm në politikë por edhe në rradhët e stafit akademik të Universitetit të Tiranës.Pas rektorit Dhori Kule, i cili tha se ky draft nuk është për universitetet pasi cënon autonominë dhe financimin e tyre, edhe profesoresha Edlira Haxhiymeri, ish sekretare për Shanse të Barabarta në Partinë Socialiste, del hapur kundër projektligjit, madje e quan atë thjesht mediokër.Edlira Haxhiymeri: "Ligji per Arsimin e Lartë është mediokër. Ligji e kthen Arsimin e Lartë para viteve '90. Mbështes vendimin e Senatit të Universitetit të Tiranës. Më erdhi mirë që senati reagoi në unanimitet".Madje Haxhiymeri shkon edhe më tej në kritika ndaj vetë qeverisë, të cilës sipas saj i mungon vlerësimi ndaj profesionistëve dhe ekspertëve të fushës.Edlira Haxhiymeri:  "Shumicës i mungon ndjeshmëria ndaj mendimit profesionist dhe të ekspertëve. Shumica ka kryqëzuar mendimin kritik dhe profesionist. Unë nuk jam për këtë lloj politike."Reagon PDEdhe Partia Demokratike e përshëndeti vendimin e senatit të Universitetit të Tiranës, për ta kundërshtuar këtë projektligj, duke i vlerësuar të drejta shqetësimet e tij. Përmes një deklarate, paraditen e sotme shefi i Departamentit të Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Luçiano Boci, mbështeti ndryshimet e kërkuara dhe kërkesat e stafeve akademike për rishikim të projektligjit në shërbim të autonomisë dhe konkurrencës së drejtë.Propozimet për ndryshime do t’i paraqiten Ministrisë së Arsimit, e cila është shprehur e gatshme të diskutojë me zërat kundër për të gjetur një të mesme të artë./Oranews.tv/