Ambasadorja e Kilit në Vatikan vjen në Tiranë, pas takimit me Metën viziton studiot e RTV Ora News

Shqipëria dhe Kili do të përmirësojnë marrëdhëniet midis tyre falë lidhjes së marrëdhënieve diplomatike. Ambasadorja e Kilit me seli në Vatikan është pritur në takim nga Kryetari i Kuvendit i shoqëruar nga konsulli i nderit të Meksikës Ylli Ndroqi.Ambasadorja e Kilit ka vizituar edhe ambientet e RTV Ora News duke u shprehur e impresionuar për investimet e bëra në këtë grup mediatik.Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka pritur në një takim te veçantë ambasadoren e Kilit në Vatikan dhe kosnullin e nderit të Meksikës Ylli Ndroqi. Gjatë takimit me kryeparlamentarin ambasadorja Mónica Jiménez de la Jara vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe synimin për t’i përmirësuar ato në të ardhmen.Një ditë më parë Ambasadorja e Kilit i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani me të cilin zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor. Ambasadorja e Republikës së Kilit në Vatikan Znj. Mónica Jiménez de la Jara, ka zhvilluar një vizitë në ambientet e RTV Ora News e ftuar nga Presidenti i konsujve të nderit dhe njëkohësisht konsull i Meksikës zotin Ylli Ndroqi.De la Jara u njoh me investimet e bëra duke mos i fshehur mbresat dhe përshtypjet më të mira për teknologjinë dhe studiot moderne të Ora News. Një kombinim i mirë janë dhe investimet në burimet njerëzore që z.Ndroqi i konsideron po aq të rëndësishme për standardet profesionaleAmbasadorja vizitoi studiot e emisionit "Tonight Ilva Tare", "Ditë e re", "Studion multifunksionale', duke vlerësuar secilën prej tyre si një investim serioz dhe bashkëkohor.Diplomatja De la Jara kujtoi me nostalgji edhe vitet e rinisë së saj kur ka drejtuar një emision në televizionin publik të Kilit duke i rrëfyer z.Ndroqi emocionet e të qenurit njeri publik që e vendos veten në shërbim të qyetarëve dhe interesit të tyre.Kili dallohet për zhvillimin e frutikulturës, prodhimin e lëndëve drurësore, ndërsa pasuria më e madhe natyrore është minerali i bakrit, në prodhimin e të cilit vendi i Amerikës Latine ze vendin e parë në botë. Bukuritë e brigjeve detare, peisazhet e mrekullueshme të Andeve dhe të Tokës së Zjarrtë, kanë bërë që turizmi të sjellë të ardhura gjithnjë e më të mëdha për ekonominë kiliane.