"Rinasi, aeroporti i ndaluar" - Investigimi i të "Paekspozuarit" (Pjesa I) 29 Janar 2015

“Rinasi, aeroporti i ndaluar”, kjo është tema e radhës në emision “Të Paekspozuarit” në RTV Ora News, me drejtues Ylli Rakipin.Në pjesën e parë të këtij emisioni përmes një materiali filmik, (postproduksion i realizuar nga gazetari Habion Hasani) provohet me dokumente dhe intervista ekskluzive- të Rolf Castro Vasquez, Administrator i Aeroportit të Rinasit; Feliks Baçi, drejtori i Agjencisë shtetërore të Aviacionit Civil; Lindita Milo drejtuese e Autoritetit të Konkurencës; Enver Mehmeti, kryetar i shoqatës së Turizmit - gjetjet se pse aeroporti i Rinasit është i vetmi në vend dhe kush janë arsyet se pse shqiptarët paguajnë tarifat me të larta se vendet e tjera. "Të Paekspozuarit" zbulon pse kompanitë e “low cost” nuk vijnë në Rinas.Po ashtu jepen përgjigjet si është abuzuar me tendera dhe çfarë fsheh marrëveshja koncensionare për Aeroportin e Tiranës dhe kush e zhduku dosjen e këtij koncensioni nga ministria?