Kur tatuazhet dhe pirsat e fytyrës janë ekstreme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2015, 17:02
Disa nga artistët më guximtarë për bërjen e tattoo-ve ekstreme u mblodhën këtë javë në Amerikën e Jugut për një konventë të madhe të quajtur Tattoo Expo Venezuela. Në të përfshiheshin rekordmenët botëror Guinness për mbajtjen e pirsave ekstreme në fytyrë, një artist meksikan i njohur si “Gruaja Vampire” dhe një njeri fytyra e të cilit e mbushur me tattoo që ngjasonte me një kafkë të kuqe.