Vendbanimi mesjetar i Komanit, Kumbaro: Në konsulta, asnjë vendim që dëmton zonën
Nuk ka asnjë vendim për kalimin e shtyllave të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë përgjatë zonës B në vendbanimin mesjetar të Komanit.Në Tonight Ilva Tare, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro hodhi poshtë akuzat e arkeologëve për shkatërrim të kësaj zone, duke deklaruar se Ministria po konsultohet me OST, misionin kërkimor dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik për të arritur në një vendim të pjekur.“Në Koman janë duke u zhvilluar gërmime që kanë filluar që në vitet ’60 dhe në gërmimet e misionit shqiptaro-Francez ka rreth 6 vjet që një mision bën gërmime atje për gjurmë të qytetërimit ilir.Po bëhet një punë shumë e vyer. Ndërkohë kemi një projekt paralel, projekt zhvillimor nga qeveria shiptare e filluar që nga qeveria e mëparshme për ndërtimin e linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.Si çdo projekt tjetër këto lloj projektesh kalojnë në Këshillin Kombëtar të Arkeologjisë për t’iu nënshtruar gjykimit të këtij këshilli që ka përgjegjësinë të gjykojë sa e pajtueshme është ky projekt zhvillimor me atë zonë arkeologjike.Në mbledhje është debatuar shumë gjatë, ftuam edhe pjestarët e misionit kërkimor që nuk erdhën vet por dërguan opinionin e tyre me shkrim që u mor shumë në konsideratë në atë masë sa propozimi i tyre për zonifikim u respektua, pra në zonën A ku nuk lejohet ndërhyrje. Ndërkohë në atë që quhet zona B ku lejohet ndërhyrja për projektet zhvillimore nuk u mor asnjë vendim lidhur me instalimin e linjës.Është marrë vendim të kryhen sondazhe, konsulta me OST, misionin kërkimor dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik dhe ne jemi në këtë moment. Është proces konsultimi përpara se të shkohet në vendimarrje të pjekur. Nëse gjykimet e palëve do të konvergojnë që zons B është me një pasuri të atillë që nuk duhet të preket, sigurisht që nuk do të preket”.Shtepia e gjetheve kushtoi 10 milione te vjetra10 milion të vjetra është shuma që është shpenzuar për hapjen e “Shtëpisë së gjetheve”,tha Kumbaro, dhe jo 1 milion euro siç është raportuar në media.
“Ku e lexuat që janë dhënë 1 milion euro. Deri në ditën që flasim nuk janë shpenzuar as 10 milion lekë të vjetra që është ekspertiza e kryer për të ndërtuar projektin ku ka më shumë angazhim nga ana e punonjësv e të Minsitrisë dhe kemi vetëm ekspertizë të ofruar nga një grup si Bashkim Shehu, Agron Tufa dhe Eduard Zaloshnja. E gjitha kaq është. Ka një projekt tjetër për një Muze unik që do ti paraqitet publikut”.Në sinkron me vetë Drejtorin e Teatrit Kombëtar, Ministrja tha se godina e tij është jashtë funksioni dhe çdo përpjekje për ta rikonstruktuar do të ishte një investim i shkuar dëm.Po ndërsa një projekt për një Teatër të Ri kërkon kohë dhe kosto financiare, Kumbaro thotë se kanë identifikuar një zonë në Tiranën e re ku do të ndërtohet një hapësirë skenike për të mos krijuar shkëputje të aktiviteteve.
“Ministria e Kulturës ka identifikuar tashmë një hapësirë të lirë në Tiranë, të papërdorur në gjithë këto vite po në qëndër të Tiranës për të ndërtuar një hapësirë të re skenike në shërbim të aktorëve, do jetë një qendër arti multifunksionale me skena dhe salla ekspozimi. Kjo hapësirë është në Tiranën e Re. Ndërkohë për Teatrin do të shkohet drejt një koncepti të një Teatri të Ri”.Kumbaro: Është kryer 70% e inventarizimit të MonumenteveKumbaro foli për gjendjen në të cilen ndodhet kultura shqiptare sot. Ajo theksoi se pas 24 vitesh harresë, Ministria e saj deri me tani ka kryer ne masen 70% inventarizimin e Monumenteve Kulturore ne vend.“Në sistemin e trashëgimisë ne kemi kryer një reformë të thellë që prap e quaj shumë cilësore, jemi ende në fillim të saj sepse ne gjetëm në trashëgimi një sistem totalisht të shkëputur nga Monumenti. Drejtori rajonale që ishin përqëndruar në pak qytete pa asnjë marrëdhënie të drejtëpërdrejt me Monumentin. Gjithçka vendosej dhe bëhej në qendër vetëm me një vendimarrje sektare.S’mund të kemi trashëgimi nëse nuk kemi një kujdestar të përditshëm. Po futim një element tjetër të rëndësishëm, profesionalizmin në trashëgimi. Për 2014 kemi realizuar inventarizimin e 70% të Monumenteve, duke i verifikuar jo vetëm a janë apo s’janë, por edhe në ç’gjëndje janë. Ka amortizim të tyre sepse janë shumë të shpërndara në terren, jo tek secila kemi një roje”.Ministrja zbuloi dhe nje vendim te Keshillit te Ministrave per gjenerimin e fondeve per hapesiren kulturore.