Protestat, Shpend Ahmeti në ndjekje penale nga Prokuroria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2015, 18:47
Megjithëse të martën u lirua, Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryetari Prishtinës, Shpend Ahmeti do të ndiqet penalisht nga Prokuroria e Shtetit.Mediat kosovare bëjnë me dije se hetimet ndaj tij janë duke u zhvilluar, dhe ai dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”.Dënimi për këtë vepër, sipas Kodit Penal, varion nga “gjashtë muaj deri në pesë vjet”.“Kallëzimi Penal kundër Ahmetit mund të deponohet shpejt në Prokurori”, kanë thënë burime të Express brenda Prokurorisë.Të martën se Shpend Ahmeti u arrestua në protestën e Vetëvendosjes, por pas pak ai ishte liruar. Avokati Tomë Gashi kishte konstatuar aty për aty që arrestimi i tij ishte i kundërligjshëm.