Dhuna në protestë, BE deklaron se është e papranueshme

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklarate ka reaguar në lidhje me ngjarjet e djeshme në Prishtinë, ndërsa ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe gjithmonë shkon në dëm të shkakut të atij veprimi dhe rrezikon hapësirën demokratike."Demonstratat janë për të dërguar një mesazh dhe ndoshta për të zgjuar institucionet politike. Por rrugët nuk janë mënyra për të gjetur zgjidhjen, aq më pak përmes ultimatumeve", ka bërë me dije zyra e BE-së.Si në çdo shoqëri demokratike, BE-ja rekomandon që zgjidhjet duhet të gjendet përmes dialogut politik në institucionet politike, përmes dialogut social mes partnerëve socialë dhe me një dialog të hapur të autoriteteve me shoqërinë."Kosova ka nevojë për të gjetur një gjuhë të përbashkët për të vepruar drejt zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit. Ne nxisim udhëheqësit politikë të të dyja anëve, koalicionin dhe opozitën, që të bashkojnë forcat e tyre në ofrimin e përgjigjeve për shpresat e njerëzve. Vendi më i përshtatshëm për këtë është Kuvendi", thuhet në njoftimin për mediat.