Paketa fiskale, Bashkia Korçë: Nuk mbulojmë dot tarifat e shërbimeve

Paketa fiskale e Bashkisë Korçë është miratuar mes debatesh, ndërsa Kryebashkiaku ka siguruar se nuk do të ketë rritje taksash për biznesin apo tarifa shërbimesh për qytetarët. Në këtë mbledhje u hodh posht kërkesa e Ujësjellësit për rritjen e çmimit të ujit.Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar mes debatesh paketën fiskale për vitin 2015.Sipas kryebashkiakut Filo buxheti është i njëjti si ai i para një viti, nuk rrit tarifat e shërbimeve, të cilat me vështirësi do të mbulohen nga Bashkia.Për demokratet Bashkia ka qenë jotransparente dhe nuk ka informuar qytetarët e Korçës rreth kësaj pakete, gjë që nuk u pranua nga kryeqytetari i Korçës, Filo.Këshilli Bashkiak i Korçës ka hedhur poshtë kërkesën e Ujësjellësit për rritjen e çmimit të ujit, por nga ana tjetër ka miratuar edhe pagesën 50 lekë që tashmë turistët duhet të paguajnë për tu ngjitur tek kulla panoramike dhe 200 lekë për të përdorur pistën e patinazhit.