“Grupi i kokainës”, Hyseni pranon akuzat, por s'tregon pjestarët e grupit
Detaje të reja dalin mbi dosjen e "Kokaina", ku i akuzuari kryesor, Ilir Hyseni ka pranuar akuzat që rëndojnë mbi të, duke pranuar edhe masën e sigurisë, "arrest me burg" e caktuar nga Gjykata për Krimet e Rënda në kryeqytet.Burime nga Prokuroria konfirmojnë për Ora News se Hyseni nuk ka pranuar të tregojë për organin e akuzës lidhjet që ka ka pasur me 8 anëtarët e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës."Nuk i njoh personat që po më pyesni", mësohet të ketë thënë Ilir Hyseni përpara grupit hetimor gjatë ditës së sotme.Më 14 janar organet ligjzbatuese në vend, zbluluan një laborator të mirëfilltë kokaine në Xibrakë të Elbasanit, duke arrestuar 9 persona: Ilir Hysenin, Gentian Gjonaj, Kelmend Dalipin, Arjan Dalipin, Sajmir Batkun, Kastriot Imerin, Ermal Hoxhën si edhe dy shtetasit kolumbian, Cesar Avila, Walther Moreno.Ndaj 9 të pandehurve rëndojnë 6 akuza të rënda penale si "krijim i grupit të stukturuar kriminal" dhe "trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike".