Përlasja për 11 katëshin,Lame: Leje elektorale; Bashkia: Karikatura të Edikaturistit
Vijon përplasja për ndërtimin e pallatit 11 katësh në kryeqytet, prane shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.Këshilltari i Kryeministrit, Artan Shkreli dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame, deklaruan të mërkurën se kreu i Bashkise se Tiranes jep leje ndertimi per qellime elektorale.Lame shprehu bindjen se institucionet shtetërore duhet të reagojnë ndaj ndërtimit pa leje që po kryhet në Tiranë pranë dy objekteve të rëndësishme, shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” si dhe shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.“Kemi të bëjmë me dy institucione sociale dhe arsimore më të vjetrat, më prestigjozet dhe më të rëndësishmet të qytetit të Tiranës”, tha Lame.Ndërsa Shkreli, theksoi se këto zona nuk janë lënë si rezervat gjuetie për zotin Basha, por janë zona që presin nga Bashkia e Tiranës një rehabilitim dhe një restaurim.“Ndoshta jo nga kjo bashki, e cila në 4 vite nuk arriti të bëjë qoftë një restaurim të vetëm në bashkinë e Tiranës”, tha Shkreli.Bashkia e Tiranës hodhi sërish poshtë akuzat, duke i cilësuar dy zotërinjtë në fjalë si karikatura të Edikaturistit dhe përgjegjës për shkatërrimin selektiv të pronave të shqiptarëve.“Dy karikaturat e Edikaturistit edikaturuan edikaturen e radhës. Këta bashkautorë të betonizimit të Tiranës gjatë 11 viteve nga Edi Rama janë përgjegjës për dhjetëra leje korruptive që u dhanë pa asnjë plan urban dhe në kundërshtim me ligjin. Sot, këto karikatura të Edikaturistit janë përgjegjës për shkatërrimin selektiv të pronave të shqiptarëve”.Sipas Bashkisë, Kryeministri sëbashku me Ministrat e tij për të mbuluar zullumet e tyre dhe për të mbushur xhepat me gjoba korruptive u vërsulen të pamundurve.“Veliaj ndërton pa leje në qendër të Tiranës, ndërtuesi i vilës së Ramës ngre dy vila brenda parkut të Liqenit dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Për të mbuluar zullumet e tyre dhe për të mbushur xhepat me gjoba korruptive i vërsulen të pamundurve të cilëve u premtuan legalizim falas dhe se nuk do t’u prishte njeri pronën, edhe po të ngrihej Merhumi nga varri.I vërsulen pronarëve dhe zhvilluesve të Tiranës dhe për interesa të ulëta dhe korrupsion të pastër u bllokojnë paligjshmërisht leje 100 për qind në përputhje me ligjin dhe planin urban të Tiranës i cili pas largimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij korruptive nga Bashkia u bë më në fund realitet. Ka ardhur e po kalon koha që ligji të veprojë me forcë mbi këta gjobvënës të korruptuar deri në palcë”.