Rusia, 35 miliardë dollarë për t'u rimëkëmbur
Qeveria ruse ka planifikuar të shpenzojë deri në 2,34 trilion rubla ruse, ose 35 miliardë dollar për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë pas sanksioneve të perëndimit dhe uljes drastike të çmimit të naftës. Lajmin e bëri të ditur ministri i financave, Anton Siluanov. Mes arsyeve të krizës që i është kanosur vendit, Siluanov përmendi edhe uljen e sasisë së monedhës së huaj që ka hyrë në vend. Si pasë prioritare, 1 trilion rubla do të investohen për të ringjallur sistemin banker përmes lëshimit të bonove të thesarit, veçanërisht Bankës së Zhvillimit, e cila do t'I përdorë këto para në tregun e investimeve. Gjithashtu qeveria ruse do të ulë me 10% shpenzimet e buxhetit në të gjithë zërat përveç atij të sigurisë.Rusia është vënë nën presion të madh nga perëndimi dhe organizatat ndërkombëtare për rolin e saj në krizën e Ukrainës. Të mërkurën, Asambleja e Këshillit të Europës, e akuzoi drejtpërdrejt Moskën që të mos financojë më terrorizmin dhe të destabilizojë Ukrainën.Por në lindje të vendit, në Donjeckt, luftimet mes forcave qeveritare dhe atyre rebele nuk janë ndërprerë. Separatistët pretendojnë se i kanë larguar trupat e Kievit nga dy lagje të rëndësishme të qytetit dhe synimi i tyre ishte të merrnin nën kontroll gjithë krahinën, ku edhe kanë shpallur njëanshmërisht Republikën Popullore të Donjeckut. Javën e kaluar rifllimi i luftimeve i dha fund armëpushimit delikat pesëmujor, ndërkohë që banorët i druhen më tepër mungesës së ushqimeve dhe ilaçeve.Njerëzit mblidhen rregullisht në "Donbass arena", stadiumin e ndërtuar pesë vjet më parë, ku janë luajtur pesë ndeshje të Kampionatit Europian 2012. Ajo që duhet të shërbejë si fushë futbolli, sot është shndërruar në pikëgrumbullimi ku njerëzit presin të marrin ndihma nga fondacionet e bamirësisë…