Protesta e studentëve, MAS: Do t'i përcjellim DAP përshkrimin e punës
Studentët e Universitetit të Durrësit kanë zhvilluar një takim me administratën e Ministrisë së Arsimit pas protestave të bëra se diploma e tyre nuk njihej. Pas takimit, studentët thanë se zgjidhja nuk është e plotë. Mund të gjejnë punë në institucionet e edukimit, por jo si mësues. Ndërsa MAS bën të ditur se janë marrë të gjitha masat dhe me diplomën e tyre "Ekspertë në Proçese Formimi" do të punësohen në vendet vakante në institucione në varësi të Ministrisë.Tiranë-Studentët e Universitetit të Durrësit kërkuan sërish takimin në Ministrinë e Arsimit sepse siç thonë ata Drejtoritë Arsimore nuk njohin diplomën e një nga degëve në fakultetin e edukimit.Të diplomuar për vite me rradhë si "Ekspertë në Proçese Formimi", studentët dhe ata që vazhdojnë masterin thonë se kërkojnë punë si mësues dhe nuk e njohin këtë program. Po ashtu vështirësitë janë edhe kur kërkojnë punë në institucionet e edukimit.Ata thanë se do të protesojnë nëse nuk gjejnë zgjidhje të problemit të tyre. Studetët u pritën më pas nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë, Ardian Ndreca.Pas takimit studentët thanë se nuk është bërë një zgjidhje e plotë e problemit të tyre. Ministria, thonë ata, do ndërmjetësojë që të nisin punë në institucione edukimi si në azil, apo në shtëpitë të foshnjave dhe jo si mësues.E pyetur nga Ora News, Ministria e Arsimit sqaron se "Studentëve ju konfirmua se Ministria e Arsimit dhe Sportit do të marrë të gjitha masat dhe do t'i përcjellë Departamentit të Administratës Publike përshkrimin e punës për vendet vakante që do të hapen në Drejtoritë apo Zyrat Arsimore Rajonale si dhe tek institucionet e vartësisë së MAS, ku ndër të tjera, do të përfshihet si kriter punësimi edhe diploma me titull "Ekspertë në Proçese Formimi".