HEC-i i Devollit, deputetët kërkojnë hetim për mos zbatimin e kontratës me "Starkraft"

Deputetët socialist në Komisionin e Ligjeve, kanë kërkuar nga qeveria të përgatisë një dosje për shpërdorim detyre në lidhje me moszbatimin e kontratës me kompaninë “Statkraft” për hidrocentralin e Devollit.Sipas Deputetit Bashkim Fino, Shqipëria nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me infrastrukturën plotësuese, duke mos parashikuar fonde në buxhet nga viti 2013 deri në vitin 2015.Bashkim Fino: “Ministria të mos rendë me shpejtësi të madhe të na kërkojë votën ne për të ndryshuar koncensionin, por të ecë paralelisht duke paraqitur një dosje për shpërdorim detyre”Ndonëse përball kësaj situate, Minsitria e Energjitikës, nuk e ka në plan të ngrej padi.Ilir Bejtja, zv/ministri i Energjisë: “A ka shpërdorim detyre? Ne nuk jemi marrë me ndonjë kërkim të tillë pasi nuk jemi ministria përgjegjëse për ndërtimin e infrastrukturës zëvendësuese. Ne kemi marrë si pasojë e bllokimit të projektit të energjisë”Mos respektimi i kontratës, ka sjellë nevojën për ndryshimin e marrëveshjes, duke bërë që kompania ”Statkraft” të marrë përsipër ta ndërtojë ajo infrastrukturën plotësuese, në këmbim të uljes së riskut.Ilir Bejtja, zv/ministri i Energjisë: “Duke parë vështirësinë për ta financuar nga ana e qeverisë shqiptare për shkak të borxhit shumë të madh të lënë ndaj sipërmarfrjes nga ana e qeverisë së kaluar dhe rregullave strikte të FMN-së për të mos krijuar borxhe të reja në periudhën e qeverisjes si kusht për lëvrimin e borxhit të vjetër u pa e udhës që qeveria ti propozojë Statkraft të marrë përsipër ndërtimin duke mos lënduar borxhin public me një borxh të ri.Komsioni i Ligjeve mirantoi ndryshimet duka ja kalur parlmentit, ndërkohë që deputeti Fino, abstenoi./Oranews.tv/