Debati për testimin e mjekëve, grupet e interesit dhe PD-PS dalin kundër
Komisioni i Shëndetësisë ku pjesa më e madhe e deputetëve janë mjekë, i kërkoi Ministrit Beqaj të tërhiqet nga testimi i bluzave të bardha sepse ky proçes është i paligjshëm, denigrues dhe vendim privat.Nga grupet e interesit, mjeku Tritan Kalo, pasi lëshoi akzua ndaj gjendjes në spitalenuk hezitoi ti kërkonte Ministrit Beqaj dorëheqjen.Tritan Kalo: “Ministria për mendimin tonë ka marrë një vendim të nxituar jo të mirëstudiuar pa përfshirjen e profesionistëve të fushës, çka tregon se ai nuk e ka kuptuar se çfarë përfaqëson mjeku në tërësinë e tij dhe në këtë pikë duhet të bëjë falje publike dhe nëse është i përgjegjshëm të japë dorëheqjen”.Qëndrimi i Partisë Demokratike nëpërmjet deputetes Albana Vokshi është totalish kundër këtij testimi. Sipas opozitës kjo është një tymnajë për të mbular dështimin e shëndetësisë.Albana Vokshi: “PD është kundër sepse mendon se është i dështuar që në krye të herës dhe ky testim është thjesht një mjegullnajë e hedhur, një shashkë e hedhur nga ana juaj dhe e Kryeministrit për të fshehur dështimet”.Deputeti i LSI dhe ish-Ministër i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, e quan denigrues proçesin dhe thotë se mjaftojnë vitet të tëra studimi dhe provimet që japin mjekët.Vangjel Tavo: “Kur thashë vlerësim, nuk thashë vlerësim të mjekëve por thashë vlerësim të gjendjes së sistemit me pyetësor jo testim. Vërtet edukimi në vazhdim është thënë se për pjesën e parë ka qenë formal, mos e kanë fajin mjekët për këtë gjë? E kanë fajin ata që janë te Qendra Kombëtare e Edukimit në vazhdim që e drejtojnë këtë Qendër, e ka fajin dhe Ministria e Shëndetësisë që nga Ministri që kur është krijuar, edhe unë, edhe zoti Kosova, edhe ju zoti.Ministër. Hajdeni ta forcojmë gjendjen e edukimit në vazhdim, por mos u bini në qafë mjekëve”.Por edhe deputetët e majtë e kundërshtuan testimin. Sipas tyre e gjithë kjo po shoqërohet me panik tek mjekët. Klodiana Spahiu tha se duhet konkurs për drejtuesit e qëndrave shëndetësore dhe shefat e shërbimeve dhe të jenë ata që mbajnë përgjegjësi për kualifikimin e stafit mjekësor.Klodiana Spahiu: “ Duhet të bëhet një konkurs në fakt për të gjithë këta drejtuesit që duan të jenë Drejtorë të Qëndrave shëndetësore dhe të dalin ato më të mirët që drejtojnë 200 apo dhe 300 Qëndra Shëndetësore. Dhe ata ta kenë përgjegjësinë për edukimin në vazhdim të këtyre mjekëve që kanë në Qëndrën Shëndetësore dhe që ofrojnë shërbimin për qytetarët e asaj zone”.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pavarësisht kundërshtimeve të bëra nga deputetët u shpreh se qëndrimet e qeverisë janë të qarta. Në shkurt fillon testimi dhe në tetor dalin rezultatet.Ilir Beqaj: “ Shoh që praktikisht se për çfarë duhet bërë këtu paska dakordësi. Diskutimi vjen vetëm tek sesi, apo thjesht tek emri. Në fund të fundit emri kapistall është, ka qenë, është dhe mbetet kapistall. Testim apo vlerësim për sakohë po themi që nuk duam të heqim njeri nga puna, nuk duam ti themi bën apo s’bën, je apo s’je. Ky është një proçes që prapë mund të vazhdojmë ta diskutojmë”.Kundër dolën dhe Urdhërat përkatës, ai i Mjekëve dhe ai i Infermierëve. Nuk u dha një përgjigje se çfarë ndodh me mjekët që nuk do të marrin pjesë në testim. Por, Ministria hodhi poshtë aludimet se mjekët do të paguajnë lekë për këtë test.