Meta në Pragë: Të nisim veprimin tonë kundër anti-Semitizmit

Ceremonia përkujtimore e 70 vjetorit të Holokaustit, i mblodhi kryeparlamentarët në Pragë, në një tryezë të rrumbullakët të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.Ceremonisë iu bashkua edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili kërkoi krijimin e një entiteti të përbashkët ku parlamentet të mblidhen për ti bërë ballë krimeve të urrejtjes.Meta mori shkas, nga sulmet e fundit në Paris, ku siç tha ai francezi, hebreu, artisti, gazetari dhe polici u vranë njëkohësisht për shkak të asaj që përfaqësojnë, të frymëzuar prej një teorive radikale besimi, e justifikuar me përdorimin e emrit të Zotit."Si Kryetarë Parlamentesh dhe si ligjvënës në vendet tona, ne duhet të nisim veprimin tonë të përbashkët kundër anti-Semitizmit, kundër anti-Evropianizmit, kundër krimeve të urrejtjes, bashkë me shoqërinë civile, përfaqësuesit e medias dhe grupet e tjera të interesit, dhe veçanërisht me përfaqësues të komuniteteve fetare.Shqipëria inkurajon krijimin e një entiteti të përbashkët ku parlamentet mblidhen për të shtuar komunikimin e tyre dhe ku ne të gjithë të mund të shkëmbejmë eksperiencat tona, duke ofruar propozime legjislative, për të garantuar që ajo çfarë ka ndodhur në të shkuarën - të jetë e paimagjinueshme për të ardhmen tonë" , u shpreh Meta.Kryeparlamentari shqiptar, tha se ndihet krenar që përfaqëson Shqipërinë, vendin ku në fund të luftës kishte më shumë hebrenj se para saj, pasi pothuajse të gjithë hebrenjtë që gjatë pushtimit nazist jetonin brenda kufijve të Shqipërisë, ata me origjinë shqiptare, si dhe refugjatët nga vende të tjera, u shpëtuan./Oranews.tv/