Deshmia nga Prishtina: Protesta paqësore ka dalë jashtë kontrollit

Besa Shahini, gazetare dhe dëshmitare e protestave dhe përleshjeve në Sheshin e Prishtinës thotë se policia u mundua të nxisë dhunën pasi goditi protestuesit të cilët kishin nisur paqësisht.Në një intervistë telefonike për Ora News, Shahini thotë se tashmë protesta paqësore ka dalë jashtë kontrollit“Policia u tregua e dhunshme. Lëvizja Vetëvendosje pati aktivistët e vet që i bëri thirrje protestuesve të ulen e të mos gjuajnë policinë. Në momentin kur nisi policia të qëllojë me gaz lotsjellës disa protestuas qëlluan me pankarta por nuk ishin të rënda.“Policia ishte tej mase e dhunshme, u mundua të nxisë dhunën” thotë ajo duke shtuar se tani në orën 16:22 protesta që ishte paqësore ka dalë jashtë kontrollit.“Protesta ka dalë jashtë kontrollit. Vazhdimisht gjuhet gaz lotsjellës. Është një mjegull totale” thotë ajo.