Embargoja ruse mbi grurin, Panariti: Do të marrim masa lehtësuese
Rritja e tarifave të eksportit të grurit nga Rusia ka detyruar ministrinë e Bujqësisë të hartojë një plan masash me qëllim parandalimin e çmimit të bukës. Pas një takimi me importuesit e grurit, Ministri Panariti renditi në mes të opsioneve: mbledhjen e rezervave disamujore pa hyrë në fuqi tarifat e reja nga Rusia, krijimin e lehtësira fiskale për produktin apo mbajtjen të qendrueshëm të kursit të këmbimit të dollarit me lekun.Tiranë- Ministria e Bujqësisë ka pranuar zyrtarisht se Rusia ka traun për miellin dhe grurin duke e futur edhe Shqipërinë në krizë.Pas një takimi me përfaqësues të industrisë së miellit, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, bëri me dije se aplikimi i tarifave më të larta nga Rusia është një çështje ku nuk mund të ndërhyhet.“Tani kjo është në sovranitetin e Rusisë të aplikoje tarifa , nuk kemi çfarë të bëjmë , kryesorja është çfarë do të bëjmë ne, për të kundër-balancuar këto tarifa , qoftë në gjetjen e operatorëve të tjerë, nga ku mund të importojmë , qoftë edhe masat që përmenda më parë .Kjo është sfida e jonë dhe e importuesve të miellit , por edhe e kërkesë /ofertës .Shpresoj jemi në rrugën e duhur , kemi shume kontakte, shpresojmë ta hapim eksportin me Rusinë”.Përballë kësaj situate, Ministri i Bujqësisë prezantoi disa masa që do të merren nga industria e miellit në Shqipëri.“Diskutuam që kjo rezervë të shkojë një dy ose tre muaj , në mënyrë që të fusim në treg një sasi mielli, për të balancuar një rritje të mundshme të miellit në tregjet ndërkombëtare.Diskutuam edhe opsione të tjera , që të diskutojmë edhe me ministrin e Financave përsa i përket disa lehtësirave fiskale lidhur me miellin e importuar, njëkohësisht u diskutuar edhe për opsione të tjera , si kursi i konvertimit të miellit lekë /dollarë të mbahet në mënyrë të kontrolluar, por kjo është për t’u diskutuar është një ide që u hodh nga prodhuesit e mielli , mbetet për t’u diskutuar edhe në nivel të organizmave financiarë të vendit edhe me Ministrin e Financave.Ne duhet të jemi të kujdesshëm për t’u dalë para fenomeneve, mos kapemi nga situate të papëlqyera dhe do të marrim të gjitha masat e duhura për të mos ndryshuar çmimin e miellit, për pasojë edhe çmimin e bukës që është artikulli më i konsumuar nga shqiptarët”.Por çfarë do të sjellë embargo ruse? Shqipëria importon nga Rusia rreth 140 mijë tonë miell në vit ,çka do të thotë një reflektim të menjëhershëm të kostove tek qytetarët.