Zgjedhjet në Greqi, fitore e thellë e Syrizës, Tsipras nis negociatat për krijimin e qeverisë

Greqi- Nuk ka tashmë asnjë dyshim, zyrtarisht partia Syriza është fituese e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare në Greqi. Rezultatet përfundimtare konfirmuan atë çfarë paralajmëruan rezultatet e para të dala nga exit-pollet.Por sipas projeksioneve te tv greke e majta  ekstreme nuk mundi të fitojë e vetme maxhorancën absolute në parlament (149 nga 300 deputetë).Nga të dhënat partia e Alexis Tsipras ka fituar 36.34% pra 149 deputet, duke i munguar vetëm 2 deputet për të pasur maxhorancën absolute që do i lejonte të formonte e vetme qeverinë.Lëvizjet për krijimin e qeverisë së re greke kanë filluar pak pas komunikimit të rezultateve të para zyrtare, me protagonistë, kryetarin e SYRIZA-s Aleksis Tsipras, kryetarin e Lumit, Stavros Theodorakis dhe kryetarin e Grekëve të Pavarur (ANEL), Pano Kameno. Pas komunikimeve telefonike, zoti Tsipras do të takohet paraditen e të hënës me kryetarin e ANEL Panos Kamenos dhe më pas me Stavros Theodorakis. Sipas burimeve nga SYRIZA konsiderohet tepër e mundshme që marrëveshja për krijimin e qeverisë të komunikohet të hënën dhe të fillojnë menjëherë bisedimet intensive për hartimin e një marrëveshjeje programatike, e cila, sipas të njëjtave burime, do të angazhojë partnerët qeveritarë.Demokracia e Re e Antonis Samaras ka siguruar rreth 27.81% të votave, duke u renditur e dyta sipas rezultateve paraprakeRezultat dramatik mendohet të kenë marrë të majtët e PASOK, që kanë siguruar vetëm 4.68% të votave, më pak edhe se partia e re pro-europiane, Potami dhe ultranacionalistët e Agimit të Artë.Ndërkaq Partia e re e Papandreut ka marrë 2.53% të votave duke mos kaluar kështu pragun elektoral, çka do të thotë se ish-Kryeministri grek mbetet jashtë parlamentit.Vetë Papandreu deklaroi se duhet pranuar rezultati i zgjedhjeve si brenda Greqisë, ashtu dhe jashtë saj. Ndërsa Samaras dhe Venizelos kanë uruar Tsipras për fitoren. Ministri i Jashtëm në detyrë uroi Syrizan të ketë sukses për të mirën e vendit, ndërsa i kujtoi se ka marrë një përgjegjsi të madhe.Venizelos tha ndër të tjera se nëse Papandreu nuk do të divorcohej nga partia e tij për të krijuar një subjekt të ri atëherë PASOK do të ishte partia e tretë dhe jo Agimi i Artë.Grekët duket se kanë zgjedhur liderin e ri karizmatik të Syriza-s, Alexis Tsipras, si Kryeministrin e ardhshëm të vendit, që do t’i drejtojë me një shpresë të re nga e ardhmja, ndoshta edhe jashtë Bashkimit Europian.Sipas të dhënave zyrtareSYRIZA: 36.34% të votave--------- 149 vende ne ParlamentDemokracia e Re: 27.81% ---------   76 vende në ParlamentAgimi i Artë: 6.28% të votave----    17 vende në ParlamentPotami: 6.05% të votave------------  17 vende në ParlamentPASOK: 4.68% të votave-----------    13 vende në ParlamentPartia e re e Papandreut: 2.53% të votaverezultatetFitorja e Syrizas, e parashikuar edhe nga sondazhet parazgjedhore të zhvilluara, ka vënë në alarm Brukselin dhe të gjithë kancelaritë Europiane, pasi nëse Greqia refuzon programin e shpëtimit të aprovuar nga qeveria e mëparshme, të imponuar nga Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombër, atëherë rrezikon një efekt domino që mund të prekë edhe vende të tjera të Eurozonës në vështirësi ekonomike.Pas krizës më të madhe ekonomike të pësuar që prej rënies së juntës ushtarake në vitin 1974, ekonomia greke është zvogëluar me 25%, mijëra biznese janë mbyllur, pagat dhe pensionet kanë pësuar rënie drastike dhe papunësia mes të rinjve është në normën alarmante 50%.Në të njejtën kohë, borxhi publik, nga 146% e Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2010, është rritur në 175,5% vitin e kaluar, duke zënë vendin e dytë në botë.Edhe pse në 2014-tën Greqia doli më në fund nga reçesioni ekonomik gjashtëvjeçar, dhe papunësia tregoi shenja përmirësimi, mund të nevojiten vite që vendi të marrë veten.Rezultatet sipas Exit Poll-eveSyriza ka arritur të marrë 35.5-39.5%,ND: 23-27%,Lumi: 6.4-8%, Agimi i Arte: 6.4-8%,KKE: 5.5%,PASOK: 4.7%, 89Gazetare nga 45 shtete ndodhen në Athinë për të ndjekur zgjedhjetGazetarë nga 45 shtete janë mbledhur sot në Athinë për të raportuar mbi zgjedhjet e parakohëshme greke, për të cilët është ngritur edhe një qendër në Parkun Kombëtar në qendër të Athinës.Ora 11:30 Ministria e Brendshmë: Procesi po vijon normalishtMinistria e Brendshme Greke deklaron se votimi në të gjithë Greqinë vazhdon pa probleme, përveç  vonesave në disa qendra për shkak të kushteve atmosferike të rënduara. Në një deklaratë për mediat, Ministria e Brendshme thotë se të gjitha qendrat e votimit momentalisht po funksionojnë pa probleme.Ora 10:00 Tsipras: Kjo është ditë historikeTsipras: "Kjo është një ditë historike! Sot grekët duhet të zgjedhin nëse duan që trojka të rikthehet nesër në Greqi për të vazhduar punën që ka nisur me qeverinë Samaras, ose uljen e rrogave dhe pensioneve. Populli duhet të votojë për të mbrojtur dinjitetin e vet dhe për një qeveri që do të ndërmarrë bisedime të ashpra me kreditorët ndërkombëtarë", tha Tsipras para gazetarëve.Ora 08:00 Samaras: Optimist pët fitorenAntonis Samaras: "Këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Sot ne vendosim nëse do të ecim të fortë përpara, me siguri dhe vetëbesim, apo do t'I futemi aventurave. Në këto zgjedhje një numër i paprecedent votuesish janë ende të pavendosur. Ata do ta thonë fjalën e fundit. Jam optimist sepse besoj fort që askush nuk dëshiron të rrezikojë kursin europian të vendit. Ne do të fitojmë!", tha Samaras pasi votoi në qytetin e lindjes, Pilos, në Peloponez.Pas krizës më të madhe ekonomike të pësuar që prej rënies së juntës ushtarake në vitin 1974, ekonomia greke është zvogëluar me 25%, mijëra biznese janë mbyllur, pagat dhe pensionet kanë pësuar rënie drastike dhe papunësia mes të rinjve është në normën alarmante 50%.Në të njejtën kohë, borxhi publik, nga 146% e Produktit të Brendshëm Bruto në vitin 2010, është rritur në 175,5% vitin e kaluar, duke zënë vendin e dytë në botë. Edhe pse në 2014-tën Greqia doli më në fund nga reçesioni ekonomik gjashtëvjeçar, dhe papunësia tregoi shenja përmirësimi, mund të nevojiten vite që vendi të marrë veten.Jorogs Papandreu në një intervistë telefonike për Ora News tha se për Syrizan është e hapur dera e koalicionit, por jo për Samaras.Kreu i Syrizas Aleksis Cipras ka ritheksuar se radikalët e majtë  do të sjellin dinjitetin e Greqisë.

Fushata e Syriza-s, e mbyllur të enjten, me një tubim gjigant, bazohet e gjitha te kundërshtimi i këtyre masave, mundësisht ndërprerja totale e tyre, ndalimi i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore dhe rishikimi i borxhit publik.

Nga ana tjetër, Samaras, i këshilloi votuesit që t’i qendrojnë planit dhe rrugës që ka ndërmarrë qeveria e tij, e cila ka arritur të nxjerrë vendin nga reçesioni ekonomik pas gjashtë vitesh.

(Intervista telefonike me ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu dhënë RTV Ora News)(Ina Panajoti, një shqiptare nga Vlora kandidate për deputete në Parlamentin grek)