Krrabë, 900 banorë të fshatit në errësirë, OSHEE i ndërpret energjinë

Nuk të duhen më shumë se 20 minuta për të shkuar në Krrabë, por infrastruktura që të çon drej kësaj zone është e dobët, rrugë të amortizuara dhe investimet kanë munguar prej dekadash. Linja e autobusëve është një nga mënyrat e transporit publik por në ditët me shi ndodh që të ngelë autobusi në rrugë.Në këtë zonë jetojnë rreth 900 banorë dhe ditët e fundit ata janë në errësisë të plotë. OSHEE ka ndërprerë energjinë, ashtu siç ndodh në të gjithë zonat ku ka debitor. Rreth 650 perosnat janë në terr dhe ish zona e minierve sot dominohet nga papunësia.Banorët janë të ndërgjegjshëm si debitor që janë u ndërpritet energjia, por thonë se prej gati 1 viti nuk u vjen asnjë faturist dhe asnjë faturë në shtëpi. Energjia është ndërprerë edhe në shtëpinë e 2 pensionistëve në familjen Gocka.Banorët gjenden në rrugë dhe një ndër përfaqësuesi e tyre Fiqeret Filja thotë se nuk do të heshtin së reaguari.Masa e parë që kanë marrë familjet janë blerja e drurëve për ngrohje dhe për të gatuar. Në familjen Qosja varfëria është tërisht e dukshme. 4 anarët e kësaj familje jetojnë vetëm me një pension Invaliditeti. Ata thonë debinë do ta paguajnë me këste por OSHEE nuk ka pritur as afatin e 28 shkurtit.Porblemet janë të ngjashme. E njëta gjë ndodhë edhe në familjen Sallaku. Sahati funksionon, familja thotë se nuk ka bërë kurrë lidhje të paligjshmë por nuk kanë paguar energjinë sepse nuk dinë kur ta paguajnë. Në Krrabë nuk ka asnjë zyrë të OSHEE, edhe për këtë kryefamiljar me 2 fëmijë të vegjël, varfërisë i shtohet terri.Banorët kërkojnë të paguajnë debinë me këste, faturisti të bëjë matjet dhe në anën tjetër të shkojnë të kenë një zyrë ku të interesohen dhe të ankohen për futrimet apo ankesat e tyre.Ora News pyeti OSHEE të cilët u përgjën të banorët të shkojnë vetë të pyesin për faturat dhe pagesat e tyre, ndërsa në konsideratë mori faktin se mund të ketë mbifaturime për të cilat do të nisin verifikimet.