Hiqen taksitë 8+1, vetëm tre nga Berati për linjat ndërqytetase
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2015, 19:24
Drejtuesit e mjeteve taksi 8+1 kanë protestuar para Bashkisë së Beratit, pasi prej fillimit të vitit 2015, ata nuk lejohet më të operojnë për linjat ndërqytetase.Sipas protestuesve, me një urdhër të brendshëm të Bashkisë së Beratit, numri i mjeteve taksi 8+1 nga 80 bëhet tre.Sipas tyre, vendimi i Bashkisë për të limituar numrin e taksive 8+1 bie ndesh me numrin e banorëve të Beratit.Drejtuesit thonë se për të ofruar kushte sa më të mira për këtë shërbim kanë investuar në mjete të reja, ndërkohë që prej fillimit të vitit janë të papunë.Aktualisht për linjat ndërqytetase janë funksionale vetëm autobusët, por me një orar të limituar.