Itali, kapet shqiptari në aeroport dyshohet për terrorizëm
Një 30 vjecar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në aeroportin e katanias, pasi rezultoi me dokumente false.Nga kontrolli dhe verifikimi i të dhënave, shtetasi shqiptar figuroi i denoncuar më datën 13 janar në Malpensa, ku edhe në atë rast ka tentuar të hyjë në bordin e një avioni me destinacion Londrën, sërish me dokumenta false.Policia kufitare italiane i gjeti 30 vjecarit një USB në formë stilolapsi, në të cilën kishte ruajtur foto të tij së bashku me një tjetër person, teksa në krahë mbanin kallashnikov.Gjithashtu personit të arrestuar iu gjetën edhe dokumeta të tjera flase, në të cilat ai kishte kombësi të ndryshme. 30 vjecari kishte një biletë për në Londër, të blerë në internet, por procedurat e imbarkimit i ka kryer në cekinin e fluturimeve drejt Rumanisë.Pasi ka përfunduar procesin e kontrollit, në vend që të drejtohet për në portën e fluturimeve rumune, ka devijuar tek porta e fluturimeve drejt Londrës. 30 vjecari kishte me vete edhe një tjetër biletë imbarkimi për Londër të prerë online me dokumetet false.Arrestimi vjen në kuadër të operacioneve për rritjen e sigurisë në vend, pas kërcënimeve të vazhdueshme kohët e fundit nga sulmet terroriste.Policia italiane është përqëndruar shumë në kontrollin kufitar, si mënyrë efikase për të të parandaluar personat e dyshuar si terroristë./Oranews.tv/