Kukës, virozat shtojnë numrin e të sëmurëve, më të prekur fëmijët dhe pleqtë

Luhatja e temperaturave dhe moti i paqëndrueshëm kanë shtuar numrin e të prekurve nga virozat. Në urgjencat e spitaleve të Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit, çdo ditë ka dhjetëra raste të prekurish, kryesisht fëmijë dhe të moshuar.Repartet e urgjencave në spitalet e Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit kanë shënuar këto ditë një fluks të madh pacientësh kryesisht të fëmijëve të vegjël dhe moshës së tretë. Çdo ditë në urgjencë paraqiten për ndihmë mjekësore më shumë se 40 persona, një pjesë e të cilëve marrin shërbim shëndetësor në spital.Sipas mjekëve infeksionistë shkak për shtimin e fluksit të vizitave është bërë moti i paqëndrueshëm me luhatjet e temperaturash.“Është shtuar numri i të sëmurëve që vijnë në urgjencë dhe që kërkojnë ndihmë mjekësore, simptomat e tyre janë temperature e lartë, kolla, dhimbjet e kokës, dhimbjet muskulare. Kryesisht  të prekur më shumë nga këto viroza janë fëmijët e vegjël dhe të moshuarit”- janë shprehur mjekët.Në të gjithë qarkun e Kukësit virozat e stinës kanë shkaktuar kryesisht probleme me rrugët respiratore tek fëmijët dhe pleqtë.