Ukrainë, sulmohet një stacion autobusi, 9 të vdekur

Të paktën 9 persona janë vrarë si pasojë e luftimeve  në një  stacion autobusi në qytetin bastion të rebelëve Donetsk në lindje të  Ukrainës. Sipas autoriteteve, viktimat janë pasagjerë të autobusëve dhe disa të tjerë që ndodheshin në një makinë aty afër.Nuk dihen ende shume detaje, apo shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por luftimet mes palëve në konflikt  kohët e fudnit kanë lënë shumë viktima të pafajshme. Ngjarja vjen në kohën kur Gjermania, Franca , Rusia dhe Ukraina bënë thirrje për paqe në lindje të Ukrainës.Javën e kaluar, 13 persona u vranë pasi një autobus u godit nga një  raketë në Buhas, në jugperëndim të Donetskut. Më shumë se 4800 njerëz janë vrarë dhe 1.2 milion të tjerë janë zhvendosur që nga koha kur  rebelët pro-rusë morën kontrollin e Luhanskut  dhe Donetskut në prill të 2014. Ndërkohë kohët e fundit beteja mes rebelëve prorusë dhe forcave qeveritare është përqendruar në aeroportin e rajonit të donjeskut, i cili konsiderohet një pikë strategjike e rëndësihme për të dyja palët. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës thotë se luftimet kanë vijuar deri mëngjesin e të enjtes, ku një pjesë e aeroportit është ende nën kontrollin e ushtrisë vendase. Ministria njoftoi se rreth 20 trupa u tërhoqën nga pozicionet e tyre si pasojë e bombardimeve, ndërkohë që 6 ushtarë kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.