Rrëfimi i “xhihadistit”shqiptar: S’luftova në Siri, por punova në një fabrikë çorapesh
Ekskluzivisht, Ora News sjell për herë të parë dëshminë e një prej të akuzuarve si pjesë e grupit të rekrutimit të shqiptarë në luftën e Sirisë.Artur Balla që u ndalua në mars të 2013 por u lirua për mungesë provash, rrëfen kontraditat me komunitetin mysliman si dhe marrëdhenien me krerët e grupit të akuzuar për terrorizëm Genci Balla dhe Gert Pashai.Familja e Edmond Ballës, i arrestuar prej marsit 2014, jeton në Elbasan. Asnjë prej 4 burrave të shtëpisë nuk punon, e jetojnë të gjithë së bashku edhe pse janë të martuar.Edhe Artur Balla, vëllai i Edmondit u ndalua atëherë por më pas u lirua. Prokuroria pretendon se është i implikuar në veprimtari kriminale dhe se ka qenë luftëtar në Siri.Arturi, shfaqjen e fytyrës në ekran ia ndalon besimi. Nuk e mohon se ka qenë në Turqi por thotë për arsye pune.Artur Balla: “Ke qenë komandant në Siri më thanë. Kam qenë në Turqi, por ika për punë me gjithë nusen. Punoja në një fabrikë çorapesh.Arturi nuk mohon miqësinë me Gert Pashajn as se ka ndjekur ligjëratat e Genc Ballës. Po kështu nuk mohon as xhihadin, shpalljen e të cilit thotë se e bëjnë dijetarët.Artur Balla: ”Gerti bëri një vit shkollë atje, ku u takua dhe me Mondin. Kemi pasur hyrje e dalje me njëri tjetrin. Allahu thotë që ka xhihad, ne nuk e mohojmë, por se ku është xhihadi duhet të ndjekë dijetarët, pasi një mysliman nuk mund të shkosh në xhihad pa dije. “Nuk e njeh komunitetin mysliman si institucion të Islamit në Shqipëri.Artur Balla: “Për mua komuniteti mysliman nuk ka lidhje me fenë” thotë ai.Shaban Balla i ati i Edmondit të arrestuar thotë se nuk do të marrë avokat për të birin.Fati i tij është në duart e Allahut dhe se drejtësi në këtë botë nuk ka.[caption id="attachment_453657" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Artur Balla duke folur per gazetaren Lindita Çela[/caption] [caption id="attachment_453660" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Shaban Balla duke folur per gazetaren Lindita Çela[/caption]
Arrestimet e bujshme te 11 marsit Më 11 mars 2014 në një operacion blic të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë Shqiptare u arrestuan 8 persona dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë.Dy prej të arrestuarve ishin imamë të cilët u akuzuan si organizatorë të rekrutimeve të “ushtarëve të Zotit.Genci Balla dhe Bujar Hysa predikonin xhihadin në xhamitë e Unazës së Re në periferi të Tiranës dhe atë të Mëzezit, një fshat vetëm pak kilometra larg kryeqytetit.Organizatori i tretë ishte Gerti Pashaj një student me bindje radikale në Turqi që prokuroria beson se luante rolin e udhërrëfyesit për besimtarët shqiptarë në frontin e luftimeve.Të paktën këtë akuzë ka ngritur prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa Gert Pashja e mohoi në një intervistë të dhënë për “Tonight Ilva Tare” vitin e kaluar. [caption id="attachment_453662" align="alignnone" width="1452"]
Tete te arrestuarit e operacionit te marsit 2014 per akuzen e rekrutimit te xhihadisteve shqiptare[/caption]