Rama: Ulja e çmimit të naftës do të vazhdojë, PD e rriti 200%

“Ulja e çmimit të naftës do të vazhdojë edhe më tej”. Kështu i është përgjigjur kryeministri  Rama akuzave të PD në një postim në rrjetin social facebook, ndërsa shkruan se PD në 8 vite qeverisje e rriti çmimin e naftës me 200%.Duke sjellë një grafikë të ndryshimit të cmimit të naftës Rama shkruan:“Ulja do të vazhdojë, në vitin 2013 cmimi i naftës ishte 195 lekë për litër, në vitin 2014 çmimi i naftës është 165 lekë për litër. Në 8 vite qeverisja e djathtë çmimi i naftës u rrit me 200% , në 16 muajt e fundit u ul me 20%”Rama thotë se të gjitha ata që thonë se cmimi i naftës nuk po ulet kanë qëllim të mërzisin popullin.“Ju thanë që çmimi do rritet si askund në botë. Që veturat, kamionët, anijet, madje edhe furrat e bukës do ndalen. Tani ju thonë pse nuk ulet më shumë se kudo në botë... Sepse kanë vetëm një dëshirë; T'ju mërzisin sa të munden! Vetëm një punë: T'ju gënjejnë sa të munden! Vetëm një qëllim: T'ju përdorin si të munden! Për një arsye të vetme: Pushtetin e tyre të humbur!Ngrenë gishtin dhe akuzojnë përditë për plagët e panumërta që hapen vetë. Për borxhet e mëdha. Për gropën e energjisë. Për kancerin e korrupsionit në arsim e shëndetësi. Madje kanë kurajon të na akuzojnë deri edhe për drogën e për krimin që i mbollën dhe rritën në prehrin e pushtetit të tyre.Janë i mbyturi që mbyt kë i vete pas.”