Pensionet e emigrantëve, përfundon negociata e parë me Gjermaninë

Qeveria shqiptare dhe ajo gjemane kanë nisur negociatat e para për njohjen e pensioneve të emirgantëve që jetojnë atje dhe anasjelltas. Raundi i dytë i negociatave pritet të nisë në prill, ndërsa marrëveshja firmoset në vjeshtë të këtij viti. Janë rreth 20.000 shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani dhe ata që janë në moshë pensioni mund të marrin pension atje duke u njohur vitet e punës.Ka nisur ranundi i parë për njohjen e pensioneve të emirgantëve shqiptarë në Gjermani dhe anasjelltas.Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë tha se janë rreth 20 mijë emigrantë shqiptarë që punojnë në Gjermani dhe rrezikojnë që të mos marrin pension në rast se të tilla marrëveshje për njohjen dhe plotësimin e viteve të punës nuk zyrtarizohen.Negociatat e dyta bëhen në muaj prill, ndërsa marrëveshja nënshkruhet zyrarisht në vjeshtë të këtij viti.Gjatë një konference të përbashkët me Ambasadorin gjerman, Ministri Veliaj tha se ecuria e negociatave është optimale.Erion Veliaj “Ne e çmojmë shumë një marrëveshje të tillë me Gjermaninë, nga e cila do të përfitonin disa mijëra shqiptarë që jetojnë sot atje. Ky është një hap konkret pas takimit të Berlinit, ku kryeministri Rama dhe kancelarja Merkel filluan një proces angazhimi më serioz dhe intensiv në Ballkan.Suksesi i negociatave me Gjermaninë do të shërbente edhe si standard, teksa negociojmë me vendet e tjera”.Hellmut Hoffmann:“Pika thelbësore e kësaj marrëveshjeje është garantimi i mbrojtjes sociale për shtetasit e vendeve tona. Ky proces është një investim për të ardhmen.Tregu i punës në Gjermani është i interesuar për forca pune të kualifikuara nga Shqipëria. Por, rruga për të nisur një marrëdhënie punësimi në Gjermani nuk duhet të kalojë përmes kërkesës për azil. Kjo është mënyrë e gabuar. Ajo që na intereson është punësimi i fuqisë punëtore të kualifikuar, me arsimin përkatës dhe njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane”.Ndërsa me Italinë ku është përqëndruar numri më i madh i emigrantëve, Ministri Veliaj tha se do të hapen negociata së shpejti pa dhënë datë konkrete, megjithëse kostoja në këtë rast e shtetit italian është më e lartë.