Ballsh, plagosje në shkollë, adoleshenti gërvish me thikë bashkëmoshatarin

Një 16 vjeçar është plagosur lehtë me thikë nga një bashkëmoshatar në oborrin e shkollës së mesme 'Dervish Hekali' në Ballsh.Adoleshenti me iniciale R.D është gërvishur lehtë me thikë nga një gjimnazist 17 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet I ditur.Policia ka shoqëruar 17 vjecarin, ndërkohë që paraprakisht mësohet se ka qenë një grindje mes dy adoleshentëve në përfundim të orarit të mësimit që ka degjeneruar në përdorimin e armës së ftohtë.Për fat të mirë 16 –vje çari R.D ka pësuar vetëm një gërvishje të lehtë.