20 ambulanca të reja për urgjencat, Rama: Të vendosur ta rilindim shëndetësinë

Për të luftuar korrupsionin në shëndetësi qeveria do të publikojë një platformë antikorrupsion në të cilët do të përfshihen edhe qytetarët. Kjo sipas kryeministrit Edi Rama do të shënojë fundin e një sistemi të rrënuar.Edi Rama: “Do të shpaloset sic e kemi paralajmëruar edhe platforma e madhe kombëtare e betejës së përbashkët të qeverisë me qytetarët kundër korrupsionit dhe një pjesë e kësaj platform do ti kushtohet betejës së përbashkët kundër korrupsionit në sistemin shëndetësor. Sa më shumë qytetarë të bëhen pjesë e kësaj beteje aq më shumejt ne mund të nxjerrim shëndetësinë në driten e dijës dhe që do ta bëjmë të mundur sëbashku.”Në QSUT janë duke u bërë disa investime që pritet të reduktojnë fluksin e pacientëve dhe të rrisë cilësinë e shërbimeve. Për të shmangur mortalitetin dhe problem gjatë transportit të të sëmureve, QSUT dhe spitalet rajonale  kanë 20 autoambulanca të reja. Ky investimi  përfshihet në reformimin e urgjencave dhe buxheti i ministrisë për këtë qender është 120 milionë lekë.Ilir Beqaj: “Disa spitale të vegjel që mund ti kthejmë në spitale ditore do të duhet ti shtojmë kapacitete diagnostike por edhe transportin e të sëmurëve edhe pse është pjesë e programit të shërbimit kombëtar të urgjencës. Po punojmë për të ngritur modelin sidomos të vendosjes në territor, sepse nëse sot i kemi pranë spitaleve është e domosdoshme të krijojmë edhe një njësi të ndërmjetëm”Punimet kanë nisur pranë shërbimit onkologjik për të  ndërtuar godinën e quajtur bunker për akselatorët. Këto akseleatorë do të shërbejnë për trajtimin e të prekurve nga kanceri. Fondi në këtë rast është 218.4 milionë lekë me tv.Qëndra e konsultave do të jetë një godinë e parë për të pritur pacinetët, për të shmabur konsultat në urgjencë. Punimet për të do të nisin këtë vit ndërsa fondi është 67.8 milionë lekë.Ogerta Manastirliu: “Një shërbim i ri për herë të parë në QSUT që do të shërbejë edhe si model për tu aplikuar në spitalet rajonale”Kreyministri Rama pa paraninë e medias vizitoi edhe urgjencën e QSUT.