Bylykbashi: S’ka reformë në drejtësi pa zhbërë ligjet e miratuara pa “OK” e opozitës

Vetëm zhbërja e të gjitha ligjeve që kanë prekur sitemin e drejtësisë, të miratuara me forcën e kartonave nga mazhoranca, do të ulë opozitën në tryezën e reformës në drejtësi.Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti Oerd Bylykbashi, tha se duhet një reformë në interes të qytetarëve dhe jo të Kryeministrit apo Kryetarit të parlamentit.Oerd Bylykbashi: “Zhbërja e këtyre ligjeve është shumë e rëndësishme. Apo zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në këtë domen është shumë i rëndësishëm. Ajo që duhet të jetë prioriteti ynë është prioriteti për një reformë në drejtësi sipas të gjithë parametrave që presin shqiptarët dhe BE. Jo interesi i Kryeministrit, Kryetarit të Kuvendit apo kujdo personi në enturazhin e tyre që kërkojnë të kapin kontrollin e drejtësisë.Dhe këto që kanë bërë deri më sot, qoftë ligji për Gjykatën e Lartë, qoftë ligji për KLD, ligji për pezullimin e gjyqtarëve, shkolla e Magjistraturës apo edhe këshilluesve të ndihmësve ligjorë të Gjykatës Administrativejanë vetëm me një emërues të përbashkët. Emrat konkret të personave që do të emërohen do të shkakrkohen në sistemin e drejtësisë.Dhe kjo do të thotë kërkesë për kontroll”.Ndryshimet në ligjet e drejtësisë sipas Bylykbshait, bien ndesh me pavarësinë që duhet të gëzojnë këto institucione.Oerd Bylykbashi:“ Një sistem gjyqësor që nuk është i pavarur është po aq i keq sa një sistem që është i korruptuar. Të dyja këto të këqia ne duhet ti luftojmë, por duhet ti luftojmë sëbashku, jo njëherë një pjesë që i intereson Edi Ramës dhe më pas shohim për pjesën tjetër”.Për deputetin demokrat, Oerd Bylykbashi, i cli ka qënë në krye të betejës ligjore, kur këto ligje kaluan në sitën e Gjykatës Kushtetuese, i gjithë proçesi për reformën në drejtësi është nisur keq.Sipas tij duhet konsensus politik, ndërhyrje terësore me ekspertizë të ndërkombëtarëve dhe gjithpërfshirje, kritere këto që nuk janë respektuar për asnjë ligj.