Bregu: Mediat online të fshijnë komentet denigruese për femrat

Deputetja e PD, Majlinda Bregu ka dërguar në Kuvend një propozim për ndryshimet në kodin civil, që kanë lidhje me mediat onlinë, të cilat duhet të fshijnë nga faqja e tyre të gjitha komentet fyese që denigrojnë figurën e gruas dhe të vajzës.Majlinda Bregu: "Kam depozituar sot kërkesën në kuvend kryetarit të Kuvendit për dy nisma ligjore, ndryshime. E para ka të bëjë me shqetësimin e vazhdueshëm që secila nga ne që është figurë publike, por jo vetëm cdo grua dhe vajzë ka mbi raportimet dhe komentet që bëhen në faqet e mediave online. Është shkelje e cëmimit të dinjitetit, personalitetit dhe imazhit të një gruaje, ndaj ka propozuar sot ndryshimin për kodin civil, që do të thotë se në media online është e detyruar ose do jetë e detyruar të fshijë komentet denigruese për gratë dhe vajzat në faqet e tyre."