Ora e fiskulturës, mungojnë dhomat e zhveshjes në shkollat e Shkodrës
Reforma për rritjen e orëve të Edukimit fizik në Shkodër është mirëpritur përmes angazhimit të nxënësve të veshur me uniformë përkatëse, por edhe prej mësuesve që e zbatojnë planin arsimor. Por në këtë qytet, pjesa me e madhe e shkollave nuk kanë dhoma të posaçme zhveshje, problem i ndjeshëm për vajzat, të cilat detyrohen të ndërrohen brenda në klasë.Shkodër- 2015-a shënoi ndërhyrjet e para në planin mësimor të shkollave, duke u shtuar 30% më shumë ore fiskulture, apo 150 orë në vit Edukim Fizik, ndërsa shumë shpejt pritet të ringrihen grupet sportive pranë shkollave.Por medalja ka edhe pjesën e pasme. Në Shkodër pjesa me e madhe e shkollave nuk kanë dhoma zhveshjes për orën e Edukimit Fizik, problem tepër i ndjeshëm për vajzat, të cilat detyrohen të ndërrohen brenda në klasë.Drejtorja e shkollës së mesme "Jordan Misja", Diana Ndreu sqaron se ketyre orëve u kushtohet nje rendesi e veçante, për të përgatitur nxenës sa më në formë të mirë fizike.Që prej gushtit 2014 mësuesit që zhvillojnë orën e Edukimit Fizik janë bërë pjesë e trajnimeve për zbatimin e programit të ri me 30% më shumë orë fiskulture.