Pozoi si Hitleri, jep dorëheqjen kreu i Pegidas
Kreu i lëvizjes kundër islamizimit të Europës, e njohur si Pegida dha dorëheqjen pasi pozoi si Adolf Hitler, por sipas mediave vendase kjo është një fasadë, pasi dorëheqja e tij vjen pas raporteve se ai ka fyer refugjatët, duke i quajtur kafshë dhe njerëz me gjykim të dobët.Lutz Bachmann u shfaq në faqen e parë të gazetës më të shitur gjermane Bild, në një foto me mustaqe dhe flokë si të Hitlerit. E përditshmja gjermane përmes një artikulli njofton se Bahkman i ka quajtur azilkërkuesit kafshë.Lajmi konfirmohet edhe nga bashkëthemeluesja e Pegidas, Kathrin Oertel, e cila u shpreh se dorëheqja e Lutz Bachmann nuk ka të bëjë me fotografinë e tij, por për shkak të komenteve të tij mbi refugjatët. Prokurorët e shtetit në Dresden kanë filluar procedurat hetimore nën dyshimin se Lutz Bachmann ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes.Lutc Bachmann pretendon se fotoja si hitleri ka qenë vetëm një shaka e madje e kishte postuar vetë në Facebook. Ai dhe drejtuesit e tjerë të lëvizjes që po mban tubime të përjavshme që prej tetorit të kaluar, këmbëngulin se nuk janë racistë apo diskriminues ndaj të huajve, por vetëm ndihen të shqetësuar nga islamizimi i Gjermanisë dhe fshirja e kulturës hebreo-kristiane nga ana e emigrantëve.Lëvizja është kritikuar edhe nga kancelarja Angela Merkel, por përveç Gjermanisë, javën e kaluar një protest e ngjashme është mbajtur edhe në Kopenhagen të Danimarkës, pasi ajo e programuar për në Dresden u anullua për shkak të kërcënimeve ndaj organizatorëve.