I la CEZ 64.800 faturë për energji të pakonsumuar, familja kërkon të ndërrojë sahatin, OSHEE si jep zgjidhje
Familja Hoxha nga fshati Vidhisht i Komunës Kuman të rrethit Fier është faturuar dy herë brenda të njëjtit muaj.Zanafilla fillon në dhjetor të 2012 kur kjo familje është pajisur me një matës të ri energjie dhe bashkë me kontratën e re u ka ardhur bashkangjitur edhe një faturë për periudhën 23 dhjetor-29 dhjetor 2011, kohë gjatë së ciles matësi nuk ka qenë në dorëzim të kësaj familje me një shumë prej 64800 lekë të reja.Limone Hoxha dhe djali i saj i lindur i verber Engjellush Hoxha, në emrin e të cilit janë faturat e energjisë elektrike tregojnë kalvarin e gjatë të përpjekjeve për të marr një shpjegim për këtë rast. Sipas Engjellush Hoxhës, fatura u është interpretuar nga institucioni si gjobë dhe se duhet të pajisen me një vërtetim të verdhë për ta paguar si gjobë.“Krahas kontratës së këtij sahati na erdhi dhe kjo fatura e bukur, dhuratë e ÇEZ me 4 mijë Kilovat energji elektrike e pamatur për 6 ditë për datat 23- 29 dhjetor, për të cilin ne nuk e kemi pasur fare në dorëzim sahatin”Por familja nuk pranon ta quajë gjobë, pasi këmbëngul që është faturë, dhe nëse është gjobë, atëherë kërkon të arugmentohet cila është arsyeja pasi ata ishin të rregullt me pagesat.Limone Hoxha hedh dyshime mbi abuzimet që mund të kenë bërë elektricistët që kane bërë lidhjen e matësit të ri. Sipas saj matësi nuk rezulton i rregullt dhe xhiron edhe me siguresat të fikura.Familja Hoxha kërkon të ndryshojë matësin, ndërkohë që drejtuesit e OSHE të kontaktuar me telefon përgjigjen se fatura është gjobë dhe matësi nuk mund të lëviz në një kohë që siguresat janë të kycura.Për familjen Hoxha ende nuk ka një përgjigje sesi duhet të veprojnë me këtë faturë dhe më pas të hiqet matësi me komision për të konstatuar shkeljet që vet familja pretendon.Drejtuesit e OSHEE të kontaktuar me telefon përgjigjen se fatura është gjobë dhe matësi nuk mund të lëviz në një kohë që siguresat janë të kycura.Ndërkohë për familjen Hoxha ende nuk ka një përgjigje sesi duhet të veprojnë me këtë faturë, që siç shprehen edhe vet ata u ka ardhur si dhuratë.
/Oranews.tv/