Rritja ekonomike, ekspertët: Shifrat e BB-së për të krijuar situatë optimiste
Shifrat më më të larta të rritjes ekonomike nga Banka Botërore vijnë pasi duan të krijojnë një situatë më optimiste, duke qenë financues të qeverisë por edhe për shkak të mënyrës së vlerësimit të të dhënave.Tiranë-Parashikimi për një rritje ekonomike me 2.1% për 2014 nga Banka Botërore është një mënyrë për të krijuar një panoramë më optimiste.Eksperti, Zef Preçi, shpjegon se pavarësisht se ky parashikim është pozitiv përsëri rritja ekonomike në vend vlerësohet në stanjacion.“Qoftë BERZH apo BB kanë të drejtë në parashikimin e tyre. Kjo për faktin sepse ato edhe pse operojnë me të njëjtën bazë të dhënash që prodhohen nga INSTAT, BSH, qeveria shqiptare apo institucionet vartëse të saj, kanë metodologji të ndryshme të prognorizimit të zhvillimeve gjatë 12 muajve të ardhshëm në ekonomitë e vendeve ku operojnë.Për të mos thënë dhe tjetrën pastaj që BB është në një pozitë për ta parë në një mënyrë më optimiste zhvillimin ekonomik të Shqipërisë përgjatë 2015 për faktin se Shqipëria është vend huamarrës dhe duke krijuar një klimë besimi kuptohet që mbrojnë paratë, investimet, programet që kryhen këtu.”Ndërkohë, Arben Malaj, argumenton se ndryshimi në shifra vjen pasi BERZH fokusohet më së shumti në të dhënat e sektorit privat, por sipas tij është mirë që të mos ketë kaq diferenca.“Përgjithësisht kalkulimet përfundimtare për rritjen ekonomike të Shqipërisë do të bëhen gjatë 2015. Diferenca është relativisht e madhe. Besoj që kur shifrat të dalin, kjo diferencë të jetë në tkurrje, të mos jetë kaq e madhe”.Dy prej njohësve më të mirë të ekonomisë argumentojnë se tashmë vëmendja e qeverisë duhet të jetë në ndërmarrjen e masave konkrete për të stimuluar ekonominë si dhe për të thithur investimet e huaja.