Dekreti i Presidentit, PD-PS ndahen në Komision për Gjykatën e Lartë

Konflikti i Presidencës me mazhorancën për emërimet e reja në Gjykatën e Lartë është bërë shkak i ndarjes me votim i pozitës nga opozita.PD kërkoi të mos hynte në kalendarin e punimeve kthimi i ligjit nga ana Presidentit për tu diskutuar bashkë me reformën në drejtësi, gjë që u hodh poshtë nga mazhoranca. Shumica i ka rrëzuar të gjitha dekretet e Kreut të Shtetit për emërimet në Gjykatën e Lartë.Tiranë- Dekreti i Presidentit kundër ligjit të mazhorancës për Gjykatën e Lartë, ka rikthyer mosmarrëveshjet mes mazhorancës dhe opozitës, duke bërë që Komisioni i Ligjeve të miratojë vetëm me votat e socialistëve dhe LSI-së, kalendarin e punimeve.Deputeti demorkat, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar heqjen nga kalendari i punimeve dhe shtyrjen në kohë të dekretit të Presidentit, duke theksuar se ky ligj do të diskutohet në kuadër të reformës në drejtësi.Oerd Bylykbashi: “ Është më mirë që të bëjmë një diskutim të pjekur dhe të biem dakord për këtë çështje, sesa thjesht hapim një seancë meqë e kemi në kalendar dhe bëjmë një debat për ta mbyllur shpejt e shpejt dhe për të mbetur një çështje problematike siç është në fakt. Janë ndryshime të kontestuara, të cilat ne minimalisht i konsiderojmë në kundërshtim me atë që është parimi i reformës në drejtësi, që duhet të jetë një reformë terësore, jo me copa, jo në mënyrë selektive dhe jo e bërë për të kapur sistemin e drejtësisë”.Kjo kërkesë u refuzua nga socialistët, ndonëse kryetari i Komisionit të Ligjeve,Fatmir Xhafa, shprehu gadishmërinë për të diskutuar me kolegët opozitarë çdo nen të ligjit për Gjykatën e Lartë.Fatmir Xhafa: “ Është e drejta dhe detyra e këtij Komisioni të respektojë vendimin e seancës plenare. Pastaj ne këtu jemi, ka praktika, nëse ka vend për të diskutuar më gjatë për të marrë vendime të tjera, apo për të kërkuar kohë, jemi këtu. Nëse nuk do të na mjaftojë një diskutim mund të bëjmë 2, 3,4 dhe e shqyrtojmë”.Të premten e 23 janarit 2015, Komisioni i Ligjeve do të diskutojë dekretin e Presidentit për Gjykatën e Lartë, ndërkohë që pritet ti kalojë parlamentit për miratim në seancën e 29 janarit.