Vrasja e Ziver Veizit, flet i vëllai: Na thoni kush dha urdhër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2015, 16:04
Gjirokastër- 4 vjetori i vrasjes së Ziver Veizit, gjatë ngjarjeve të 21 janarit, është përkujtuar me dhimbje e lot nga familjarët. Në varrezat e fshatit Zenelaj, aty ku prehet demonstruesi, u vendosën kurora me lule.I lodhur nga pritja dhe mungesa e ndëshkueshmërisë, vëllai i Ziver Veizit kërkon të gjenden urdhëruesit e vrasjes.“ Unë dua drejtësi, të gjendet fajtori, kush ka dhënë urdhër? Unë vetëm këtë dua, kush ka dhënë urdhër?Vrasja e demonstruesit Ziver Veizi është konsideruar nga Gjykata e Apelit Tiranë si vrasje nga pakujdesia.Ky vendim ka sjellë edhe reagimin e ashpër të familjarëve të viktimave të 21 janarit, të cilët kanë kërkuar nga qeveria e re vendosjen në vend të gjakut të bijve të tyre.
/Oranews.tv/