Lideri i Boko Haram merr përsipër sulmin në Bagas
Një person i cili thotë se është lideri i grupit ektremist Boko Haram Abubakar Shekau pranoi sulmin në qytetin verilindor të Bagas, si pasojë e të cilit shumë persona u vranë dhe një bazë ushtarake ndërkombëtare ra në duart e Boko Haram.Ektremistët pushtuan qytetin Baga në fillim të këtij viti, duke rafshuar shtëpi dhe biznese, ndërkohë që ekzekutuan shumë banorë që tentuan të largoheshin nga qyteti.Autoritetet lokale thanë se 2 mijë persona u vranë, edhe pse ushtria kishte deklaruar se ishin 150 viktima.Vido e publikuar në internet të martën e 20 janarit 2015, është tipike e stilit të Boko Haram.Një person me mjekër dhe veshje ushtatake thotë se është Shekau në gjuhën nigeriane, i rrethuar nga ushtarë të tjerë të armatosur dhe të maskuar.Por ajo që bie ndesh është se ushtria e Nigerisë kohë më parë ka deklaruar se e ka vrarë Shekaun gjatë një ofensive."Ne jemi ata që kryem sulmin dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut. Bëhuni gati për më shumë. Këto armë i morën në sulmin në Baga, plus ato që kemi ne jemi në gjendje të asgjësojmë të gjithë Nigerinë, për të mos përmendur Kamerunin, thotë ai.Personi që thotë se është lideri i Boko Haram dënon në video edhe udhëheqësin e Nigerit që mori pjesë në marshimimin e unitetit në Paris me 11 janar së bashku me presidentin francez Francois Hollande pas sulmeve terroriste që goditën Parisin.Grupi ektremist konsderohet më i rrezikshmi në botë dhe në pesë vite ka vrarë 10 mijë persona.