Lezhë, tregtarët ambulantë s’paguajnë detyrime, të liçensuarit: Po falimentojmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2015, 13:51
Në qershorin e vitit që shkoi tregtarëve në tregun e lirë të Lezhës iu kërkua liçensimi i detyruar ose mbyllje e aktivitetit.Por që prej asaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar, tregtarët ambulantë veprojnë në shumë zona të Lezhës, duke sfiduar tregtarët brenda tregut të cilët janë të liçencuar dhe paguajnë rregullisht taksat dhe tarifat vendore.Shumë prej tregtarëve për shkak të konkurrencës së pandershme kanë falimentuar, ndërsa të tjerë deklarojnë se edhe ata do të tregtojnë nëpër rrugë.Përballë këtij fakti Drejtoria e Tatim-Taksave vijon të heshtë, duke mos i penalizuar tregtarët informalë që shesin në afërsi të tregut të lirë të qytetit të Lezhës.