Arrest me burg për biznesmenin Ardian Trota, iu bë atentat në Durrës

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arresit më burg për biznesmenin Ardian Trotën, të cilit iu bë atentat me eksploziv në Durrës, ku dhe mbeti i plagosur.Kur iu bë atentati, Ardian Trota ishte me masë sigurie arrest shtëpie në Kukës, për veprat penale të “Dhunës në familje”, “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.Ngjarja e rëndë ndodhi  rreth orës 10:00 të mëngjesit të së shtunës, 17 janar 2015, pranë Shkëmbit të Kavajës, ku mjeti tip Benz me targa AA 765 FN me të cilin udhëtonte biznesmeni Ardian Trota, 48 vjeç nga Kukesi është hedhur në erë me eksploziv.Nga hetimet paraprake rezulton se në momentin e shpërthimit shtetasi Ardian Trota ka qenë duke drejtuar automjetit e tij.