Fier, qytetarët debitorë edhe kur kanë paguar

Aksioni për pagesën e energjisë elektrike ka nxjerrë në pah mjaft probleme në sistemin e OSHEEsë.  Abonentë të rregullt rezultojnë debitorë sepse nuk u janë hedhur në sistem pagesat e kryera.Janë të shumta rastet që pagues të rregullt rezultojnë debitorë në OSHEE, pavarësisht se i kanë kryer rregullisht pagesat. Baftjar Abazi është një prej qytetarëve në Fier, që ndonëse ka kryer pagesën pranë postës shqiptare, sërish i rezulton faturë e papaguar në sistemin e OSHEE.Por Posta ia ka faturuar përgjegjësinë për këto probleme në sistem OSHEE-së në Tiranë, duke e cilësuar gabim njerëzor të punonjësve të zyrës së kujdesit, që nuk kanë bërë likujdimin edhe në sistem.“Faturat bashkë me aneksin ne i çojmë në Tiranë të bëjë shkarkim CEZ-i në atë kohë, ose OSHEE sot, fatkeqësisht ka ndodhur një gabim njerëzor, që nuk janë shkarkuar të gjitha”- tha Drejtori i Postës.Drejtori i OSHEE për Fierin Arjan Fasko, i kontaktuar me telefon shpjegoi se do bëhen verifikimet që qytetarët të mos paguajnë dy herë në rastet kur janë shlyer detyrimet dhe nuk janë hequr nga sistemi.Vetëm dy ditë më parë banorët e Maqellarës kanë protestuar të revoltuar për të njëjtin problem, ku pasi kanë paguar rregullisht faturat përmes postës, sërish rezultojnë  debitorë në sistemin e OSHEE-së.