700 minatorë të Trepçës në ditën e dytë të grevës
Minatorët në minierën e Trepçës në Kosovë kanë hyrë në ditën e dytë të grevës. Janë mbi 700 minatorët të cilët prej mëngjesit të ditës djeshme 20 janar kanë hyrë në nivelin e tetë të minierës.Mediat kosovare raportojnë se zyrtari për Informim i “Trepçës” Musa Mustafa ka thënë se greva është duke vazhduar dhe gjendja e minatorëve ka filluar të rëndohet për shkak të kushteve që mbretërojnë në nëntokë.Minatorët ditën e djeshme i dhanë ultimatum 24 orësh qeverisë që ta kthejë kompleksin industrial në pronësi të saj.Gjatë së martës grevistët u vizituan nga drejtori i “Trepçës” Bajram Tmava, nga kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, nga sindikalistët e kësaj ndërmarrjeje dhe deputetë të AAK-së e LDK-së.Kuvendi i Kosovës miratoi një projektligj për falimentin e minierës së Trepçës.