Anëtarësimi në BE, Rinkevics: Nga Shqipëria priten rezultate konkrete të prioriteteve
Edgars Rinkevics, Minsitri i jashtëm i Letonisë, vend i cili mban nga 1 janari presidencën e radhës për Bashkimin Europian, paraqiti prioritetet e zgjerimit të BE-së për 6 muajt e ardhshëm para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Ai theksoi se vendi ynë duhet të japë rezultate të dukshme në mënyrë që të nisë procesi i bisedimeve për antarësimi."Dhënia e statusit kandidat ndaj Shqipërisë vitin e kaluar ishte i merituar dhe njohje e punës së kryer përgjatë rrugës së saj për në BE. Ne e mirëpresim këtë progres, por ka më shumë sfida për t'u përballuar përpara se të mund të nisin bisedimet", tha Rinkevics.Nga anan tjetër, ai konfirmoi ambicien për "hapjen e kapitujve të parë të bisedimeve me Serbinë, nëse vendi përparon dukshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe zbaton marrëveshjet me Kosovën, e cila mund të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit gjatë pjesës së parë të këtij viti.Paralelisht premtohet hapja e kapitujve të rinj negociues për Malin e Zi, asgjë për Bosnjen, ndërsa mungon unanimiteti në Këshillin e BE-së për Maqedoninë.