Vrasja në Fier, pas dhunës fizike Teuta u godit me shufër hekuri
Fier- Nuk doja ta vrisja, por më nervozoi pas një sherri.Kështu ka deklaruar në gjykatë bashkëshorti vrasës Arben Muhaj, gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë.53 vjeçari ka rrëfyer se gruaja e tij Teuta Muhaj i kishte shpërdoruar paratë në kohën kur ai punonte si shofer autobusi i linjës Fier-Tiranë.Në grindje e sipër, u nervozova dhe e kam shtyrë e goditur, derisa përplasi kokën në dysheme, dhe ra pa ndjenja.Në këto momente, ka rrëfyer Muhaj, mora një shifër hekuri dhe e kam goditur disa herë.Ndaj 53 vjecarit Arben Muhaj u dha masa burg pa afat. Muhaj kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu i Rrogozhinës kur vuantë dënimin për mbajtje pa leje të armëve të ftohta, kur goditi për vdekje gruan e tij, nënë e tre fëmijëve.
Vrasja ndodhi të dielën e 18 janarit 2015