Belgjika: Asnjë lloj abuzimi me azilet nuk do të tolerohet

Çështja e azilit është rikthyer sërish në vëmendje të ndërkombëtarëve. Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Emigracionin në Belgjikë, Theo Francken  ka deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë lloj abuzimi me kërkesat për azil, apo thyerjen e afateve për qëndrimin në zonën Shengen.“Shqipëria është një vend demokratik dhe nuk ka kuptim për një shtetas shqiptar që të paraqesë kërkesë për azil politik. Të jetosh dhe të qëndrosh ilegalisht në Belgjikë nuk është kurrë një zgjedhje e duhur.Personat që jetojnë në ilegalitet janë viktima të lehta për çfardo shfrytëzimi dhe viktima të trafiqeve.Procedurat tona të azilit janë të shkurtra, dhe jam i sigurt se përsa i përket liberalizimit të vizave, sistemi i liberalizimit të vizave është një favor për popullin shqiptar, përfshi edhe aspektin social ekonomi.Liberalizimi i vizave lejon udhëtimin e lirë për 90 ditë në zonën Shengen.Kjo sigurisht do të thotë që asnjë lloj abuzimi me kërkesat për azil apo me afatet e qëndrimit në zonën shengen nuk do të tolerohen dhe për këdo që do abuzojë me këto në do vendosim një ndalesë hyrje në hapësirën Shengen për 3 vjet.”